AktualitetPolitikëTë fundit

Përfundon numërimi i votave: Në të pesë bashkitë fituese PS-ja

Në pesë bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat e Cërrik ka përfunduar procesi i numërimit të votave për 13 kandidatët për kryetar bashkie.

Sipas rezultateve paraprake të KQZ, fitues në zgjedhjet e pjesshme vendore të së dielës kanë rezultuar kandidatët e Partisë Socialiste.

Në Bashkinë e Tepelenës, për herë të parë u aplikua numërimi me Inteligjencë Artificiale krahas procesit të numërimit manual prej anëtarëve të grupit të numërimit.

Pjesëmarrja në të pesë bashkitë sipas KQZ është 18,45%.

Rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme vendore publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së:

Bashkia Vlorë

Brunilda Mersini, kandidate e PS –  15672 vota

Dionis Sota, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 2333 vota

Gjergji Nika, Kandidat i propozuar nga zgjedhësit- 1975 vota

Bashkia Berat

Ervi Ceca, kandidat i PS – 13050 vota

Pavlo Shkarpa, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 2607 vota

Bashkia Cërrik

Eligert Hima, kandidat i Lëvizjes Shqipëria Bëhet – 1275 vota

Amarildo Hoxha, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 1888 vota

Florenc Doka, kandidat i PS – 6201 vota

Bashkia Mat 

Altin Bojni, kandidati i PS – 7425 vota

Eduart Brahilika, kandidati i propozuar nga zgjedhësit – 3184 vota

Suzana Pasha, kandidat i propozuar nga zgjedhësit – 549  vota

Bashkia Tepelenë

Gabriel Guma, kandidat i propozuar nga zgjedhësit- 928 vota

Gramos Sako, kandidat i PS – 3261 vota

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com