AktualitetPolitikëTë fundit

“Operacion me zemër në aktivitet”, Rama bublikon videon: Kirurgjia më e avancuar koronare aplikohet në spitalin “Shefqet Ndroqi”

Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, pacientët trajtohen me teknikat më të avancuara të kirurgjisë koronare, për të cilat, deri pak kohë më parë flitej vetëm në disa vende të Europës.

Dr. Albi Fagu dhe një ekip i tërë mjekësor i kirurgjisë kardiovaskulare, prej kohësh aplikojnë kirurgjinë multi-arteriale, OPCAB (operacionin me zemër në aktivitet) si dhe kirurgjinë me invazivitet të reduktuar – metoda të kombinuara, të cilat kontribuojnë në jetëgjatësinë e pacientëve dhe në rikuperimin më të shpejtë të tyre, drejt një cilësie jete normale.

Kryeministri Edi Rama e cilëson si “shembullin frymëzues” punën e ekipit të mjekëve në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, që prej kohësh aplikojnë kirurgjinë më të avancuar koronare.

Mjeku kirurg-kardiovaskular Albi Fagu shprehet në videomesazh se në spitalin “Shefqet Ndroqi” realizohet niveli më i përparuar i kirurgjisë koronare.

“Përdorimi i arterive të kraharorit për të realizuar bajpasin në vend të venave të marra nga këmba, ofron avantazhe të rëndësishme në jetëgjatësinë e pacientit”, tha Fagu.

“Këto artierie duke qenë se preken më pak nga arteroskleroza se venat e këmbës, me arteriet koronare të vetë pacientit, ofrohen avantazhe të rëndësishme në jetëgjatësi. Në 70-80% të pacientëve që trajtohen tek ne aplikohet teknika e vaskularizimit arterial dhe në 40% të rasteve ne e realizojmë operacionin vaskular pa e ndaluar zemrën”, vijoi mjeku kardiokirurg.

Fagu tha se në pacientë që janë kandidatë për teknikën miniinvazive aplikohet teknika e operacionit të bajpasit pa e ndaluar zemrën, me aksesin minimal invaziv.

“Përdorimi i teknikave minimale invazive ndikon drejtpërdrejtë në ecurinë postoperatore të pacientëve duke ulur ditëqëndrimin spitalor dhe duke mundësuar aktivizimin dhe mobilizimin e tyre më të shpejtë për të rifilluar një jetë normale”, tha Fagu.

“Mund të themi me siguri që ky program, që aplikohet në mënyrë të përditshme në spitalin tonë, paraqet nivelin më të përparuar të kirurgjisë koronare aktualisht në botë, krahasuar me klinikat më të mira evropiane”, theksoi Faqu, ndërsa shtoi se ky aktivitet realizohet në mënyrë të përditshme në spitalin “Shefqet Ndroqi” me rezultate të shkëlqyeshme në raport me gjithë indikatorët e cilësisë.

TIRA

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com