“Matësa të energjisë me AI”, Rama: Synohet ulja e humbjeve në rrjet!
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në ceremoninë ku po bëhet prezantimi i projektit “OSHEE Charge”, një shërbim i ri i karikimit të mjeteve elektrike.
Rama tha se brenda vitit të ardhshëm do të kemi nisjen e punës transformues për matësit e energjisë, 350 mijë matësa me Inteligjencë Artificiale. “Kjo synon uljen e humbjeve në rrjet, dhe do të rrisë cilësisht faturimin e çdo konsumatori. Kemi nisur punë për të ngritur në Shqipëri një data center të fjalës së fundit.”, tha kryeministri.
“Në radhë të parë dëshiroj t’i përcjell një përgëzim atyre që kanë punuar me këtë inovacion dhe do t’i japin jetë një qasje të re të shërbimit publik sa i përket OSHEE. Ndërkohë është kthyer në një sektor ku inovacioni ka zënë hapësirën e vet dhe nuk punohet më në emergjencën e ditës, me ato historitë që tashmë duket sikur nuk i kemi jetuar ne.
Në fakt kanë qenë histori të lodhshme, rraskapitëse. Pikërisht pse është krijuar kjo hapësirë për të punuar për të nesërmen, ne ndërkohë që natyrisht vijon puna intensive. Sot kemi një inovacion, ndërkohë që brenda vitit të ardhshëm do të kemi matësat e energjisë, duke kaluar në sistemin e matëseve inteligjentë. 350 mijë matësash.
Brenda këtij mandati do të mbyllim këtë proces që patjetër do ta ulë edhe më shumë nivelin e humbjeve në rrjet. Nga ana tjetër kemi nisur punën po ashtu për të ngritur në Shqipëri një datacenter të fjalës së fundit dhe pse nuk është drejtpërdrejtë me OSHEE por me KESH.
PO ahti jemi në një proces ku po ecim edhe me interkonjeksionin, projektin madh kombëtar për interkonjeksionin që faktikisht do ta realizojmë si pjesë e një partneriteti strategjik. Që do të na japë si vend epërsi strategjike në aspektin e transportit të energjisë së transportit.
Këtu vje n objektivi më i madh strategjik i yni për ta kthyer Shqipërinë në një vend që ishte në humnerë në prag të kolapsit, në një eksportues të energjisë elektrike. Diçka që është në dorën tonë tashmë, është një çështje brenda pak vitesh brenda këtij mandati”, tha Rama.
Fraksion.com

