Ish-partneri i biznesit i Zelensky-t “ikën” përpara se agjencia antikorrupsion të bastisë shtëpinë e tij
Një ish-partner biznesi i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy iku nga Ukraina nën errësirën e narës vetëm disa orë para se oficerët e antikorrupsionit të bastisnin shtëpinë e tij.
Tymur Mindich, bashkëpronar i një kompanie prodhimi që Zelenskyy e themeloi para se të bëhej president, thuhet se u largua nga vendi përpara një kontrolli nga oficerët e Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU), shkroi të hënën agjencia e pavarur e lajmeve Ukrainska Pravda.
NABU njoftoi të hënën se po kryente një “operacion të madh për të ekspozuar korrupsionin në sektorin e energjisë”, i cili përfshinte kontrolle në shtëpinë e Ministrit të Drejtësisë German Galushchenko, i cili më parë shërbeu si ministër i energjisë. Kontrollet po zhvilloheshin gjithashtu në kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore Energoatom, tha NABU.
Një ‘organizatë kriminale e nivelit të lartë‘
NABU tha se bastisjet ishin kulmi i një hetimi afatgjatë.
“Pesëmbëdhjetë muaj punë dhe 1,000 orë regjistrime audio,” tha NABU në një deklaratë. “Aktivitetet e një organizate kriminale të nivelit të lartë janë dokumentuar.”
Ukrainska Pravda tha se hetuesit kishin zbuluar një “skemë korrupsioni në shkallë të gjerë që ndikonte në kompanitë strategjike shtetërore, përfshirë Energoatom.”
NABU pretendoi se një ish-këshilltar i ministrit të energjisë, kreu i sigurisë së Energoatom, një biznesmen dhe katër punonjës të “zyrës së pasme” ishin të përfshirë në skemë. Korrupsioni përfshinte palët e tjera të Energoatom që detyroheshin të paguanin ryshfete prej 10-15% për të shmangur bllokimin e pagesave për shërbime ose mallra, ose humbjen e statusit të tyre të furnizuesit, tha NABU.
“Një ndërmarrje strategjike me të ardhura vjetore prej mbi 200 miliardë hryvnia (4.11 miliardë euro) nuk menaxhohej nga zyrtarët e duhur, por nga palë të treta që nuk kishin autoritet formal”, thuhej në deklaratë, duke iu referuar Energoatom.
Hetimi i FBI-së
Ukrainska Pravda raportoi në korrik se Mindich ishte nën dyshim nga NABU dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar Kundër Korrupsionit (SAPO).
Gjithashtu tha në atë kohë se Mindich, bashkëpronar i kompanisë Kvartal 95, ishte regjistruar nga NABU dhe SAPO në një adresë ku ishte organizuar një festë ditëlindjeje për Zelenskyy pesë vjet më parë.
Shërbimi i lajmeve raportoi më tej të hënën se Mindich mund të përballet me hetim nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) e SHBA-së, duke cituar burime të paidentifikuara të kenë thënë se hetuesit e FBI-së po hetojnë një kompani jashtë vendit në Ishujt Virgjër Britanikë dhe një kompani të regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe një të dyshuar të identifikuar vetëm si “Sugarman”.
Faqja e lajmeve spekuloi se Sugarman mund të jetë një pseudonim për Mykhailo Tsukerman, një biznesmen ukrainas me interesa jashtë vendit.
Fraksion.com

