AktualitetPolitikëTë fundit

Celibashi: Inteligjenca Artificiale mund të përdoret në zgjedhjet e ardhshme

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka bërë të ditur rezultatet paraprake të zgjedhjeve të pjesshëm lokale të zhvilluar dje në 5 bashki të vendit.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me mundësinë e përdorimit të Inteligjencës Artificiale për numërimin e votave në zgjedhjet e ardhshme, një risi që u testua ditën e djeshme në Tepelenë, Celibashi u shpreh se nuk ka asnjë arsye p[se në proces të mos përfshihet AI, por se aspekti se ku do të përdoret mbetet për t’u parë.

“Inteligjenca artificiale mund të përdoret në disa aspekte në proces. Këtë radhë e përdorëm në leximin dhe vlerësimin e fletëve të votimit. Por nuk shmang dot prezencën e komisionerëve dhe numëruesve.

Sa kohë që përdoret Ai nuk shumë aspekte të jetës, nuk ka arsye pse të mos përdoret edhe në procesin zgjedhor. E bëmë këtë provë as të nxitur dhe as të frymëzuar nga të tretëve, por është momenti pasi e solli zhvillimi teknologjik s’kishim pse të kishim drojë për të hezituar e të mos e testonim”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com