Balluku krah Ramës, Bardhi: Kryeministri është peng dhe vepron nën urdhrat e saj.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas shfaqjes së Kryeministrit Edi Rama në krah Belinda Ballukut.
Bardhi deklaron se kryeministri është peng dhe vepron nën urdhrat e zëvendës kryeministres, pasi janë të përfshirë në aferën e tunelit të Llogarasë.
Postimi i plotë:
Edi Rama eshtë i pafuqishëm ta largojë, sepse të dy janë bashkë në aferën e Llogarasë. Janë bashkë në korrupsion. Bashkë në pakte mafioze heshtjene.
Kjo është aritmetika politike e korrupsionit. Aty ku numri 2 i qeverisë është i pandehur dhe ende në detyrë, numri 1 i qeverisë është i kapur.
Fraksion.com

