“5 bashki, 5 fitore”, Rama për zgjedhjet e pjesshme dhe fitoren e PS: Pesë arsye për të falënderuar qytetarët
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste uroi sot kryebashkiakët e rinj të Vlorës, Tepelenës, Beratit, Matit e Cërrikut për fitoren në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.
Pas fitores së kandidatëve të PS-së në pesë bashki, Rama falënderoi veçanërisht qytetarët për besimin.
“5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës së djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen”, u shpreh Rama.
Duke uruar kryebashkiakët e rinj, Rama theksoi se Brunilda Mersini është gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës.
Po ashtu, Rama vlerësoi rezultatin mbresëlënës të arritur në Berat nga kandidati i PS-së Ervin Ceca.
“Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota, nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës”, tha ai.
Rama uroi edhe Florenc Dokën, fitues në Cërrik, Gramoz Sakon në Tepelenë dhe Altin Bojnin në Mat, “që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve”.
Postimi :
🌹🌹🌹🌹🌹5 bashki
🌹🌹🌹🌹🌹5 fitore
🌹🌹🌹🌹🌹dhe 5 arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.
Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;
Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;
Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve.
Fraksion.com

