“I pashembullt përparimi i Shqipërisë”, Rama: Deri në fund të vitit të hapim dhe grupkapitullin e fundit në Procesin e integrimit
Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “Flasim”, u ndal në ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar atë si “përparim të pashembullt”.
Kryeministri kujtoi gjithashtu skepticizmin që kishte hasur më herët kur kishte deklaruar se negociatat e anëtarësimit do të mbyllen deri në vitin 2027.
“Disa e përçmonin atë që unë thosha se në 2027 do mbyllim negociatat, duke më thënë se kjo është shpikje dhe s’ka lidhje me BE. Por progres-raporti e vërteton të kundërtën,” u shpreh Rama.
“Progres raporti i BE ka vlerësuar me superlativa përparimin e pashembullt i Shqipërisë në Procesin e integrimit, në hapjen e 5 grukpapitujve në vetëm 11 muaj.
Shpresojmë që deri në fund të vitit të hapim dhe grupkapitullin e fundit
Duke kujtuar se si disa e përçmonin atë që unë thosha se në 2027 do mbyllim negociata duke më thënë se kjo është shpikje dhe s’ka lidhje me BE, progres raporti vërteton të kundërtën”, tha ai.
Fraksion.com

