Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, Rama i kërkon ndjesë Marta Kos: Le të lehin qentë, karvani ecën përpara
Kryeministri Edi Rama ka reaguar, sot më 6 nëntor, në lidhje me ligjin për barazinë gjinore.
Duke shpërndarë postimin e komisioneres Marta Kos, Rama deklaron se ligji është keqinterpretuar shumë nga disa palë. Ai tha se ligji për barazinë gjinore është tërësisht në përputhje me parimet e Bashkimit Europian.
Reagimi i Ramës vjen, pasi pak më herët, po në lidhje me këtë projektligj, reagoi komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos. Ajo tha se deklaratat ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato janë të papranueshme.
Po sot, kreu i PD-së Sali Berisha tha se ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka kërkuar votimin e projektligjit për barazinë gjinore. Berisha shtoi se “Gonzato nuk mund t’i imponojë shoqërisë shqiptare, bindjet e tij personale”.
Fraksion.com

