“Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës”, Shehaj: I shkruante “shefit”. Në Parlament flitet kush është burrë apo grua, por jo për skandalin
Shehaj iu referua edhe bisedës së Ballukut me Berberin ku flasin për një person të cilin zv/kryeministrja e quan “k*rva” që i dërgon mesazhe dhe e shqetëson. Shehaj tha se Balluku e ka fjalën për “shefin” e saj, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama.
Agron Shehaj: Kanë dalë përgjimet e SPAK se si zv/kryeministrja Balluku bashkë me drejtorin e saj përcaktojnë fituesin.
Ditën që nxjerrin fituesin, Berberi i shkruan Ballukut: “Po nxjerr tunelin”. Balluku i thotë “nxirre, por prit t’i çoj fjalën atij”, shefit … “që kërcënon me SMS”.
Zv/kryeministrja i thotë vartësit të vet “prit të flas njëherë me atë, pastaj të shpall fituesin”.
Pasi e kanë paracaktuar fituesin, qytetarët kanë harxhuar 10 mln euro më shumë sipasojë e manipulimit të procesit, duke paracaktuar kompaninë që do të fitonte tenderin e tunelit të Llogarasë.
Tani është e zezë në të bardhë, nuk janë më akuza apo thashetheme, por janë fakte.
Parlamenti diskuton për gjithçka për barazinë gjinore kush është burrë e grua, jo po do flas unë apo ti dhe nuk flitet për thelbin, kjo është e vërteta.
Fraksion.com

