AktualitetPolitikëTë fundit

Ligji për Barazinë gjinore, Berisha: Përmbys Kushtetutën dhe trashëgiminë mijëravjeçare! Çon drejt totalitarizmit

Kreu i PD Sali Berisha ka folur për mediat para në oborrin e Kuvendit.

Siç deklaroi edhe dje hapur qëndrimin e PD-së se nuk do të votojnë kurrë një ligj për të cilën 3 komunitete fetare janë kundër, Sali Berisha tha se tashmë gjinia i bie të përcaktohet nga shkollat.

“Ligji i bazuar fund e krye në ideologjinë e ekstremit të majtë përmbys Kushtetutën e vendit, kodet e vendi, trashëgiminë pozitive mijëra vjeçare dhe penalizon ndëshkon të gjithë ata të cilët duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj. Pretendimi se është përafrim me legjislacionin europian është mashtrim pasi asnjë frazë e direktivave të B nuk bëhet fjalë për gjini me diversitet të gjerë apo përkatësi gjinore të shumëfishta. Janë mashtrime që bëhen në emër të një ideologjie demoni i së cilës është Soros.
Ligji de facto vendos sistemin e ekstremit të majtë pasi zhvlerëson përcaktimet ligjore të mëparshme dhe triumfon çnjerëzorja.”, tha ai.

 

Farksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com