Kapri vendos videon e Ramës në Kuvend: Balluku të vijë të tregojë kush është “k*rva” që e kërcënon!
Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri ka akuzuar mazhorancën se po shkel Kushtetutën, pasi në seancën plenare të sotme, ku janë parashikuar për diskutim disa ligje me rëndësi, mungojnë si kryeministri ashtu edhe zëvendëskryeministrja Balluku. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kapri tha se sipas procedurave ligjore, për aktet normative duhet të jetë e pranishme zëvendëskryeministrja, e cila megjithatë nuk është paraqitur në sallë, as në raste të tjera kur është kërkuar interpelancë.
Debati u zhvillua në kuadër të shqyrtimit të disa akteve normative në Kuvend, ndërsa opozita akuzoi qeverinë për shmangie nga përgjegjësitë kushtetuese. “Pas logos së PS askënd nuk mund të mbulojmë…”, thuhej në videon që vendosi Kapri në Kuvend, citime nga kryeministri Rama.
Fraksion.com

