AktualitetPolitikëTë fundit

Viti i pensionistëve’? Tabaku: Një kafe në ditë nuk mjafton për dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj premtimeve të Kryeministrit për “vitin e pensionistëve” dhe rritjen e paralajmëruar të pensioneve në buxhetin e ri të shtetit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku ironizon premtimet e përsëritura prej 13 vitesh dhe i cilëson si një tallje me të moshuarit shqiptarë.

“Sipas Kryeministrit, pensionet do të rriten me 1,800 lekë në qytet dhe 600 lekë në fshat. Kjo do të thotë vetëm 60 lekë në ditë, një kafe në qytet apo 20 lekë në fshat. Çfarë mund të bëjë një pensionist me një kafe më shumë në ditë?”, shprehet Tabaku.

Ajo kujton se pensionistët janë ndër shtresat më të goditura nga kriza ekonomike dhe inflacioni, me çmime të rritura me 30 deri në 60 për qind për produktet bazë të jetesës, barnat dhe shpenzimet e përditshme.

Tabaku thekson se reforma e pensioneve duhet të marrë në konsideratë shpopullimin, emigracionin dhe plakjen e popullsisë, duke e trajtuar çdo qytetar me dinjitet dhe jo me fjalë boshe.

“Qeveria mund të shpërndajë kafe falas, por nuk mund të blejë dinjitetin e pensionistëve.” përfundoi Tabaku.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com