AktualitetPolitikëTë fundit

“S’është sekret, Rama ka kërcënuar prokurorin për çështjen ‘Balluku, po i bën mbrojtje politike”, Bardhi: Verifikoni tabulatet telefonike!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ai ka ndërhyrë në drejtësi për të mbrojtur zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

“Nuk është sekret, e kam bërë publike. Disa ditë para se zonja Balluku të paraqitej në Prokurori, Rama ka marrë në telefon prokurorin dhe e ka kërcënuar. Është fakt i pamohueshëm. Mjafton që të verifikohen tabulatet,” – u shpreh Bardhi.

Sipas tij, Rama ka tentuar të bëjë mbrojtjen politike të Ballukut, e cila, siç tha, “mban në dorë 40 për qind të buxhetit të shtetit dhe e përdor atë për abuzime në tendera”.

“Ai e mban në detyrë që ajo të vazhdojë të abuzojë me tenderat. Po ndajnë në mënyrë korruptive, personale, për të vjedhur shqiptarët,” – deklaroi Bardhi.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com