Gazetarët e pyesin për Belinda Ballukun, Rama mbyll konferencën për shtyp me ambasadorin e BE
Kryeministri Edi Rama ka mbyllur konferencën për shtyp me ambasadorin e BE në Tiranë, Silvio Gonzato, teksa gazetarët po u drejtonin pyetje të dyve.
Një nga gazetaret e pyeti kryeministrin Edi Rama për marrjen e Belinda Ballukut të pandehur nga SPAK, për aferën e tunelit të Llogarasë.
Mirëpo, në këtë moment kreu i qeverisë mbylli konferencën.
Rama dhe Gonzato dolën në një konferencë për shtyp, një ditë pas publikimit të progres raportit të BE për Shqipërinë.
Sot dokumenti i Brukselit iu dorëzua kryeministrit Edi Rama nga ambasadori Gonzato.
Fraksion.com

