“E drejton shtetin përmes telefonit, në shtëpinë e saj numërohen paratë”, Bardhi: Ja pse nuk e shkarkon Rama, Ballukun. Afera me kompaninë turke
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi në një dalje për mediat denoncoi aferat sipas tij të kryera nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK prej të premtes së 31 tetorit.
Nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi tha Rama ka frikë që të shkarkojnë Ballukun nga detyra. ‘Rama nuk është më drejtues i qeverisë, por zëdhënësi dhe avokati i Belinda Ballukut”, tha Bardhi.
“Dosja provon si u paracaktua kompania turke. Belinda Balluku drejton shtetin me telefon dhe mesazhe personale. Balluku emëroi personalisht Drejtorin e Rrugëve për aferën e Llogarasë. Dosja provon si u vendosën me telefon kriteret për kompaninë që donte Rama dhe Balluku.
Rama nuk është më drejtues i qeverisë, por zëdhënësi dhe avokati i Belinda Ballukut”, tha ai.
Fraksion.com

