“Balluku, s’është kokë turku!”, Berisha: Rama, mbreti që ka dalë lakuriq! S’ia faturojmë të gjitha “Sulltaneshës”’
Berisha: Balluku nuk është kokë turku, është e përfshirë deri në veshë në aferë – Rama ka dalë lakuriq
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj aferës së tunelit të Llogarasë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku për përgjegjësi direkte në këtë skandal financiar.
“Ajo nuk është kokë turku. Nuk është e para në këtë aferë, por është e përfshirë deri në veshë, përgjegjëse për tërësinë e aferës,” – deklaroi Berisha.
Sipas tij, Rama dhe Balluku kanë bashkëpunuar ngushtë në këtë projekt korruptiv. “Këtej thotë ‘palloshi i gjatë’, këtej firmos 50 milionë. Kjo është afera ku mbreti ka dalë lakuriq. Nuk mund t’ia faturojmë të gjitha sulltaneshës, s’mund ta mbrojmë,” – theksoi ai.
Kreu i opozitës theksoi se, sipas tij, Rama kishte përgatitur terrenin për të përfituar financiarisht nga projekti. “Kishte bërë gati Rama të vidhte, ndaj nxori këtë skemë,” – përfundoi Berisha.
Fraksion.com

