“Anëtarësim në një periudhë prove”, Rama: Nuk e propozoi Koss, e kam kërkuar unë i pari! Ja arsyeja pse e mbështes
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot mbi diskutimet për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke sqaruar se propozimi për të hyrë pa të drejtë vetoje nuk ka qenë iniciativë e parë e Komisioneres Marta Kos, por një ide që ai e kishte sugjeruar që më parë.
Ai shtoi se sfida kryesore qëndron te mekanizmi i vendimmarrjes në BE: “Ata duan të njëjtën gjë, por kanë frikë se me 27 anëtarë vendimmarrja mund të jetë e vështirë. Imagjinoni sikur të bëheshim 30-32: sa më e vështirë do të bëhej vendimmarrja, edhe pse ne si Ballkanas jemi më të qetë se ata.”
Rama theksoi se kjo shqetësim është arsye e mjaftueshme për të kërkuar një rrugë të ndërmjetme, që të mundësojë integrimin e Shqipërisë në BE pa pengesa dhe me respekt të plotë të interesave të të gjitha palëve.
Dua të përsëris se përshtatjet dhe ndryshimet me traktatin nuk mund të ndryshojnë themelet e forta të funksionimit të BE.
Fraksion.com

