AktualitetTë fundit

Alqi Bllako lirohet nga burgu, GJKKO: E ka shlyer me paraburgimin

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shpalli sot fajtor ish-deputetin dhe ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllakon për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas vendimit të marrë sot nga GJKKO, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Rudina Palloj, Etleva Deda dhe Atalanta Zeqiraj, Bllako u dënua me 4 vite burgim për dy episode korrupsioni, që lidhen me përfitimin e parregullt të shumës 119.715 euro dhe 7.520.000 lekë, në lidhje me inceneratorin e Tiramës. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 2 vite e 8 muaj burgim.

Më tej, gjykata njoftoi se llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit të ish-deputetit më 9 dhjetor 2023 dhe konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të dhënë.

Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Alqi Bllakos, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

Gjykata gjithashtu vendosi gjithashtu heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Palët kanë të drejtë ankimi në Gjykatën e Posaçme të Apelit brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com