AktualitetLife StyleTë fundit

Neda Balluku thyen heshtjen: Kam kërkuar divorcin me Ogrenin, nuk është hera e parë që jemi në këtë situatë

Neda Balluku ka folur për herë në Goca dhe Gra në Top Channel në lidhje me vendimin e saj për t’u divorcuar nga bashkëshorti i saj, Ogreni, pas rreth 10 vitesh martesë dhe tre fëmijësh së bashku.

“Megjithatë prej shumë vitesh tashmë, marrëdhënia nuk është e shëndetshme, prej disa kohësh jetojmë të ndarë dhe kjo është gjithçka dua të them për këtë sepse do doja shumë këtë moment ta menaxhoja me privatësi sepse prioriteti më i madh i vetëm janë fëmijët. Mendoj se duhen mbrojtur, duhet të jemi afër dhe gjej rastin t’u them se mami ju do shumë, jeni jeta ime”, u shpreh ajo e përlotur.

E pyetur nëse divorci ishte rastësi ajo tha:

“Nuk e di që kush në këtë botë merr vendime impulsive ose emocionale kur bëhet fjalë për fëmijë dhe familje. Duhen vite për të menduar dhe marrë këto vendime. Unë e mirëkuptoj edhe pozitën tuaj edhe këtë moment edhe kuriozitetin që mund të kenë njerëzit. Unë e di se si historia ime e dashurisë ka qenë përpara njerëzve për vite”.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com