Eksperti theksoi se arsimi i ndjekur nga qytetari ndikon në përllogaritjen e vjetërsisë. “Nëse qytetari ka kryer arsimin e mesëm natën, nuk mund të përfitojë ditë pune për periudhën që ka qenë në shkollë; periudha e punës llogaritet vetëm pas përfundimit të shkollës,” sqaroi Hoxha.

Përveç kësaj, është e nevojshme të sigurohen disa dokumente shtesë, si gjendja familjare në datën 1 gusht 1991, si dhe një vërtetim për përfitimin e tokës sipas ligjit 7501, nëse personi ka përfituar tokë nga ky ligj.
Në përfundim, Kujtim Hoxha theksoi se me plotësimin e këtyre dokumenteve, qytetarët mund të kenë të njohur vjetërsinë e punës që nga përfundimi i shkollës e deri në mbylljen e kooperativave bujqësore, duke përfituar kështu në mënyrë të drejtë nga skema e pensioneve./BallkanWeb

Fraksion.com