“Tuneli i Llogarasë” – nga ministrja Balluku te Ervis Berberi, zbulohen 5 emrat e të pandehurve të tjerë
Pas marrjes si të pandehur të zëvendëskryeministres Belinda Balluku,, Belinda Balluku, tashmë janë zbuluar edhe emrat e tjerë të të pandehurve.
Personat e tjerë të marrë të pandehur janë Evis Berberi, ish-kreun e ARRSH-së, që ndodhet pas hekurave, Genian Gjyli, aktualisht kreu i ARRSH-së, Erald Elezi, drejtor i KESH-it, si dhe Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashica.
Balluku dhe 5 vartësit e saj, janë marrë të pandehur për çështjen e tunelit të Llagarasë.
Hetimi i SPAK
Hetimi lidhet me projektin e madh për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e rrugës Orikum Himarë, që është një seksion i autostradës Vlorë -Sarandë. Ky tender është hapur fillimisht më 11 dhjetor 2020, por më pas është anuluar dhe rihapur më 22 qershor 2021, me një fond limit prej afro 190 mln euro pa TVSH.
SPAK thotë se, në cilësinë e ministres, Belinda Balluku ka kryer veprime që mund të kenë ndikuar në mënyrë të padrejtë në këtë proces prokurimi. Për këtë arsye, më 21 tetor 2025, SPAK i ka dërguar asaj njoftimin zyrtar për akuzën. Ministrja ka kërkuar shtyrje të paraqitjes, ndërsa prokuroria e ka ftuar të paraqitet kete te premte, më 31 tetor, në orën 15:00, për t’u njohur me akuzën dhe për të dhënë shpjegimet e saj.
Në njoftimin e tij SPAK saktëson se “deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale, objekt akuze në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për njërën nga procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”. Një formulim që qartazi lë të kuptojë se Prokuroria e Posaçme po heton dhe tenderë të tjera që përfshijnë Ministrinë e Drejtuar nga Balluku.
Fraksion.com

