Ngritja e komisioneve të reformës zgjedhore dhe territoriale, Balla thirrje opozitës: Sillni emrat e anëtarëve që të nisim punën
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pas përfundimit të Mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe prononcim për gazetarët, ku ndër to foli për ngritjen e komisioneve të refromës zgjedhore dhe asaj territoriale.
Balla u bëri thirrje tre drejtuesve të grupeve parlamentare të opozitës që të çojnë emrat e anëtarëve të enjten dhe të premten të nis puna.
“Kryetari i Rama, në mbledhjen e Asamblesë më 11 shtator, ka prezantuar disa propozime që lidhen me atë që shohim në Shqipërinë e 2030 dhe në kuadër të një reforme të madhe institucioni. Ajo që është prezantuar ka të bëjë edhe me një reformë e cila në njërën fazë ka filluar, pra kishte të bënte me një reformim të komisioneve të Kuvendit, por edhe me një propozim për një Kuvend jo me 140 anëtarë, por me 101. Qëllimi nuk është caktimi i numrave, sesa qasja që i përket rolit të deputetit.
Këtu përfshihet një punë intensive që është bërë prej muajsh dhe është në një fazë përfundimtare që ka të bëjë me një ligj për organizimin e Kuvendit. Kuvendi është në majën e piramidës, rregullon institucionin, por nuk ka rregulluar veten.
E kam thënë edhe në një komunikim më herët se këto propozime synojnë që të adresohen te Komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore. I drejtohem tre kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës. Kuvendi ka ngritur Komisionin e Zgjedhjeve dhe Territoriale. Kuvendi ka miratuar anëtarë që përfaqësojnë shumicën. Ju lutem, për shkak se kemi pranuar kërkesat e opozitës, të sjellin emrat për t’i miratuar të enjten. Thirrja ime është që të mblidhen të premten dhe të fillojnë punën“, u shpreh Balla.
Fraksion.com

