Nëntori mund të vulosë fatin tuaj! Meri Shehu: Mbani mend këto data…
Muaji nëntor nuk do të kalojë pa lënë gjurmë! Astrologia Meri Shehu, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka zbuluar se ky muaj do të jetë ndër më të fuqishmit dhe më të trazuarit e vitit.
Me kthimin e Mërkurit në lëvizje të kundërt, ndikimin e fuqishëm të Hënës së Plotë në Dem dhe serinë e kundërshtimeve planetare, yjet premtojnë përmbysje të mëdha në dashuri, karrierë dhe marrëdhënie personale.
Sipas Shehut, disa shenja do të përballen me sfida të papritura, ndërsa të tjera do të kenë mundësi për një rilindje të vërtetë shpirtërore. Por duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në datat 9, 18 dhe 20 nëntor pritet të jenë kulmi i energjive të forta dhe ndryshimeve rrënjësore.
“Ehh, çfarë muaji është nëntori! Të gjithë astrologët dhe njerëzit që ndjekin astrologjinë e presin. Është shumë i fuqishëm, shumë i çuditshëm, ka ndryshime rrënjësore dhe do të japë atë goditje që ne do të na ndryshojë përgjithmonë. Kjo ndodh sepse do të kthehet Mërkuri i kundërt në datën 9; është në shenjën e Shigjetarit dhe në datën 18, nga kundërshtimi që bën, kthehet i kundërt dhe në Akrep. Fillimisht, nga data 9 deri në datën 18, Shigjetarët, Binjakët, Virgjëreshët dhe Peshqit do të kenë një ndryshim rrënjësor në sferën e tyre personale.
Do të kthehen disa situata në punë, në familje dhe në martesë, të cilat mund të përballen me një ndryshim shumë të madh edhe nën efektin e Hënës së Plotë në datën 5 në Dem. Kjo Hënë e Plotë është nën trysni të madhe dhe do të sjellë disa ndryshime të rëndësishme që kanë të bëjnë me kënaqësinë tonë personale dhe kënaqësinë e pesë shqisave tona. Hëna e Plotë në Dem në datën 5, që është shumë e fuqishme, ndikon tek Demët, Akrepët, Ujorët dhe Luanët, kryesisht te të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës.
Fraksion.com

