Kryedemokrati foli edhe për marrjen si avokate nga Balluku të motrës së saj, Pamela Qirkos, ish-kryetares së KPK-së.

Sipas tij ky është konflikt interesi në drejtësi.

“Një çështje të dytë që dua të denoncoj këtu është fakti që këtu, dy ditë më parë hyri me veston e avokates mbrojtëse Pamela Qirko Balluku, motra e Rahmetlie Ballukut, tani e tutje shënova Lubi Balluku do quhet Rahmetlie Balluku. Këtu ka një gjë të tmerrshme, jo se ato janë motra, por se vetorët, marrin licencat e avokatit dhe në stilin Rakipi ata do shkatërrojnë përfundimisht gjithë shërbimin e avokatisë se janë të vetmit që kanë peng gjykatësit e prokurorët dhe është absolutisht drejtësia e konfliktit të interesit. Nuk them pse motra s’mund të jetë avokate, por se është platforma e mafiozit më të shpifur, më të rrezikshëm në sistemin e drejtësisë, Arben Rakipi”, tha Berisha.