Kushtetuesja vendim pro Veliajt, Berisha: GJK “palosi” Ramën e Begajn
Berisha reagoi për lajmin që po qarkullon në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila mësohet se ka lënë në fuqi mandatin e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës
Pas tre orësh diskutime me dyer të mbyllura, ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, e thirrur nga Sali Berisha, pas refuzimit të shumicës socialiste për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, një për zgjedhjet e 11 majit dhe tjetri për çështjen “McGonigal”.
Në përfundim të mbledhjes, Berisha nuk dha detaje për vendimet e marra, duke u treguar i rezervuar përpara mediave.
Duke e komentuar këtë zhvillim, Berisha tha se vendimi i GJK-së “palosi’ Ramën dhe Begajn.
“Këtë e komentoj si një vendim të gjyqtarëve që në këtë rast zbatuan ligjin, por e komentoj gjithashtu si një dhuratë që Edi Rama, që nuk njeh asnjë lloj ligji e morali, ia bëri padashje kundërshtarit të tij kryesor brenda në parti, Erion Velisë. E trajtoi në atë mënyrë, siç e tha ai vetë, si ‘serial killer’ bën burg. E trajtoi deri aty sa duhej t’i dilja unë zot për të drejtat e njeriut. E trajtoi në atë mënyrë që shkel Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën dhe çdo lloj standardi të një qëndrimi ndaj të burgosurve. Dhe me këtë ai i dha Erion Velisë avantazhin de facto. Bajram Begaj dhe Rama janë të palosur të dy me këtë vendim”, tha Berisha.
Kujtojmë, se gjatë ditës së sotme, Gjykata Kushtetuese ka dalë me një vendim në lidhje me Veliajn, duke i dhënë të drejtë atij, të vijojë mandatin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. GJK anuloi edhe dekretin e presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë.
Fraksion.com

