Kuriozitete Kronikë Plagoset me armë i riu në Durrës. Shkon në spital, por kyç gojën
Një person, 31 vjeç është plagosur në këmbë me armë zjarri në Durrës. Sipas asaj që raporton gazetarja Enkeleda Arapi, i riu ka shkruar vetë në Urgjencën e Spitalit të Durrësit.
“Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta“, njoftoi policia.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje.
Fraksion.com

