“I vetmi që ka penguar hetimet për 12 vjet është…”, Berisha pas daljes nga SPAK: Kam interes në zbardhjen e plotë të 21 Janarit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në SPAK, ku u prit nga mbështetës të tij.
“Tani, do të sqaroj shqiptarët se nga viti 2013 gjer në vitin 2025, njeriu që ka penguar çdo hetim të asaj dosje ka vetëm një emër dhe ky është Edi Rama.
Berisha u shpreh se zbardhja dhe hetimi i plotë i këtij rasti është në interesin e tij dhe të PD-së sepse demonstrata e 21 janarit 2011, sipas tij ishte “me axhendë politike për përmbysjen e pushtetit”.
Kreu i PD theksoi se nuk mund të gjendet asnjë urdhër i dhënë për Gardën e Republikës për të qëlluar, sepse, sipas tij “nuk ka pasur asnjë urdhër nga askush”.
Ai theksoi se Garda ka vepruar sipas ligjit, të miratuar nga mazhoranca socialiste para ardhjes së PD në pushtet asokohe.
“E dyta, nuk ka asnjë diskutim që hetimi i plotë dhe zbardhja e kësaj çështjeje është interesi më maksimal i Sali Berishës dhe PD-së sepse ajo ishte e qartë, një axhendë, demonstrata më e dhunshme me axhendë politike përmbysjen e pushtetit.
Nuk ka patur asnjë urdhër nga askush dhe nuk do e gjejnë kurrë se nuk ka patur kurrë. Garda ka vepruar sipas ligjit që është miratuar nga mazhoranca socialiste që ishte para ardhjes sonë në pushtet. Kaq. Ne cdo fletëthirrje që mund të më bëhet, unë paraqitem, kam konceptet e mia për shtetin, e kam vërtetuar këtë”, tha ai.
Fraksion.com

