Kryeministria ka dhënë detaje për ceremoninë shtetërore që do të mahet më 2 nëntor në nder të ish-Kryeministrit dhe liderit të Partisë Socialiste, Fatos Nano
Ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Homazhet publike do të fillojnë në orën 08:30 dhe do të përfundojnë në orën 11:00, duke i mundësuar qytetarëve të japin lamtumirën e tyre.
Pas homazheve publike, në orën 11:15 do të zhvillohen homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik.
Ceremonia funebre e lamtumirës do të nisë në orën 12:00, në prani të autoriteteve të larta shtetërore dhe përfaqësuesve diplomatikë.
Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të përcjellë trupin e të ndjerit në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare.
Njoftimi i Kryeministrisë:
Në nderim të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano, udhëheqës dhe politikan i shquar, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Programi i ceremonisë:
08:30 – Fillimi i homazheve publike;
11:00 – Përfundimi i homazheve publike
11:15 – Homazhet e personaliteteve shtetërore dhe të Trupit Diplomatik;
12:00 – Ceremonia funebre e Lamtumirës, në prani të autoriteteve të larta shtetërore dhe përfaqësuesve të Trupit Diplomatik.
Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër do të përcjellë trupin e të ndjerit për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare.
Sinjali televiziv i të gjithë ceremonisë do të mundësohet nga regjia qendrore dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në platformat zyrtare në Facebook dhe YouTube.
Fotografët do të kenë pozicionin e tyre të dedikuara në një kënd të posaçëm të Hollit të Pallatit të Kongreseve.
Fraksion.com