AktualitetPolitikëTë fundit

Shqipëria në zi kombëtare! Mbahen homazhet për vdekjen e Fatos Naos, pritet fjalim nga bashkëshortja dhe Rama

Sot flamuri kombëtar ulet në gjysmështizë, pasi është ditë zie dhe do të organizohet një ceremonial shtetëror për të përcjellë me homazhe e nderime ish-kryeministrin Fatos Nano.

Prej orës 08.30, qytetarë dhe personalitete të larta shtetërore e diplomatike brenda e jashtë vendit, do nderojnë liderin historik të së majtës.

Qindra qytetarë, personalitete të politikës, artit dhe jetës publike po i japin lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit shqiptar.

Atmosfera në Pallatin e Kongreseve është e mbushur me emocione dhe respekt për njeriun që la gjurmë të thella në historinë politike të vendit.


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com