AktualitetPolitikëTë fundit

Politikë “Ngrinte ura, jo mure” – Djali i Fatos Nanos: Po ikën nga bota vetëm fizikisht! Besoi gjithmonë që politika shkonte përtej personales

Përcillet sot për në banesën e fundit lideri historik i PS Fatos Nano. Në fjalën e tij në ceremoninë e homazheve, djali i tij Sokol Nano u shpreh:

Mirënjohës për fjalët e ndjera. Në emër të familjes i shpreh mirënjohjen shqiptarëve kudo që ndodhen. Familjen time e ka lidhur fati thellësisht me shqiptarët dhe e kemi ndjerë dashurinë që kishit për Fatosit. Por sot është një ditë ndryshe pasi sot Fatosi, babai, gjyshi, lideri ikën nga kjo botë por vetëm fizikisht. Im atë ishte i pari që më foli i pari për demokracinë, ai nuk kishte frikë humbjen dhe më mësoi me shembullin e tij.

Besoi gjithmonë që politika shkoi përtej personales, ngrinte ura, jo mure. Ishte I butë dhe hokatar, tolerant me këdo që mendonte ndryshe.


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com