AktualitetBota+Të fundit

Kaos dhe frikë në Meksikë, ekzekutohet kryebashkiaku. Momentet e tmerrit gjatë festës tradicionale

Kryebashkiaku qytetit të Uruapanit në Meksikë u qëllua për vdekje ditën e sotme përgjatë një festivali, ku përkujtohen të vdekurit.

Kryebashkiaku Carlos Manso, u vra në sheshin e qytetit menjëherë pas hapjes së këtij festivali. Sulmi ndodhi teksa në qendër të qytetit ishte mbledhur një turmë e madhe njerëzish të cilët po ndiznin qirinj.

Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që vrasja të ketë lidhje me luftën e tij kundër karteleve të drogës.

Sulmet ndaj politikanëve, zyrtarëve lokalë apo kandidatëve në Meksikë janë kthyer vitet e fundit në një dukuri të zakonshme. Zyrtarët bëhen lehtësisht target pasi refuzojnë të bashkëpunojnë me grupet kriminale ose mbështesin reformat kundër korrupsionit dhe trafikut të drogës.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com