AktualitetBota+Të fundit

Jo motive terroriste: Pas sulmit me thikë në tren në Angli

Pas sulmit me thikë në një tren në veri të Londrës, policia nuk po e trajton incidentin si akt terrorist. Dy persona janë arrestuar. Nga nëntë personat e plagosur fillimisht rëndë, dy mbeten në gjendje kritike.

Sulmi në Huntingdon

Dhjetë persona janë shtruar në spital pas një sulmi me thikë në një tren pranë qytetit Huntingdon në Britaninë e Madhe – nëntë prej tyre me lëndime që mund të jenë kërcënuese për jetën. Kjo u njoftua gjatë natës nga Policia Britanike e Transportit, e cila është përgjegjëse për trafikun hekurudhor. Nuk pati viktima. Më parë mediat britanike kishin cituar dëshmitarë okularë që pohonin se kishte pasur gjashtë deri dymbëdhjetë të plagosur. Policia arrestoi dy burra.

Huntingdon 2025 | Hetues veshur me të bardha në stacion
Kryeministri britanik Keir Starmer e quajti një “incident të tmerrshëm” që ishte “thellësisht shqetësues”Fotografi: David Tramontan/Getty Images

Sulmi po klasifikohet si “incident serioz”. Policia antiterroriste po merret me hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivin e saktë, shtoi policia. Kryeministri britanik Keir Starmer e quajti sulmin një “incident të tmerrshëm” që ishte “thellësisht shqetësues”. “Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur dhe falënderoj shërbimet e emergjencës për përpjekjet e tyre”, u shpreh kryeministri britanik.

Huntingdon 2025 | Policia pas sulmit duke kontrolluar
Treni ku ndodhu sulmi udhëtonte nga Doncaster për në LondërFotografi: Justin Tallis/AFP/Getty Images

Treni udhëtonte nga Doncaster për në Londër

Huntingdon ndodhet në qarkun e Cambridgeshire, rreth 100 kilometra në veri të Londrës. Sipas policisë, treni ishte në rrugë nga Doncaster për në kryeqytetin britanik. Shërbimet e emergjencës u njoftuan për sulmin pak pas orës 7:30 të mbrëmjes (ora lokale), njoftoi Policia e Cambridgeshire. Treni u ndalua në Huntingdon dhe arrestimet u kryen pak më vonë. Sipas raportimeve të medias, dëshmitarët folën për skena dramatike në tren.

Huntingdon 2025 |Policia në stacionin e Huntingdonit
Sipas raportimeve të medias, dëshmitarët folën për skena dramatike në tren.Fotografi: Justin Tallis/AFP/Getty Ima


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com