Krimi i rëndë në Vlorë, djali i xhaxhait iu afrua 36-vjeçari dhe zbrazi armën, disa të shoqëruar në polici
Selenica është tronditur mbrëmjen e sotme nga një krim i rëndë, ku 36-vjeçari Dalan Alliaj mbeti i vrarë me 6 plumba.
Ndërkohë është shpallur në kërkim djali i xhaxhait të viktimës, Bertil Alliaj, dyshohet si autor. Ky i fundit është një nga autorët e masakrës së Çoles ndodhur në 2015, ku mbetën të vrarë Akil Hasanaj alias Haki Rakipi, Ardi Velaj dhe Albi Limaj.
Forcat e rendit, FNSH bashku me ekspertët e kriminalistikës, kanë bërë këqyrjen e vendngjarjes dhe kanë shoqëruar për në polici pesë persona, përfshirë djalin e xhaxhait (ndërkohë në kërkim është shpallur një tjetër djalë xhaxhai i viktimës) i cili ka qenë me 36-vjeçarin, kryeplakun e fshatit, dhe tre banorë të tjerë, që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Policia e Vlorës dhe forcat e FNSH janë duke krehur zonën për kapjen e autorit, ndërkohë që nga këqyrja e trupit te 36 vjeçarit janë gjetur gjashtë shenja plumbash të cilat i kanë marrë jetën. Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës, ku kanë mbërritur edhe familjarë të shumtë të viktimës.
Viktima kishte një biznes në fshatin Levan të Fierit, dhe rezulton pa precedentë penalë.
Fraksion.com

