Ishte “arrest në shtëpi” dhe e morën peng – tre në pramga në Devoll (EMRAT)
Policia e Devollit ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmë, ku Ilir Topçiu u mor peng. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ranë Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan Çeliku. Kujtojmë se Alti Nallbati është vëllai i deputetit të PD-së, Bledion Nallbati.
NJOFTIMI I POLICISE
Morën me forcë nga banesa për motive të dobëta një 32-vjeçar, e kërcënuan me jetë dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tij, vihen në pranga 3 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas kallëzimit të bërë më datë 30.10.2025, nga shtetasi I. T., 32 vjeç, i cili deklaroi se më datë 27.10.2025, tre shtetasit M. B., T. Ç. dhe A. N., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe mbajtur për disa orë në një biznes privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan punën për kapjen e tyre.
A. N., 42 vjeç, banues në Bilisht, dhe T. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Braçanj, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim;
M. B., 37 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.
Fraksion.com

