AktualitetPolitikëTë fundit

Zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zv/kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku është paraqitur në SPAK.

Ajo pritet të njihet me akuzat e Prokurorisë së Posaçme për shkelje të barazisë në tendera për projektin e tunelit të Llogarasë.

Teksa i drejtohej ambienteve të SPAK, Balluku ka shtyrë mikrofonët e gazetarëve të cilët iu drejtuan dhe e pyetën nëse do të jepte dorëheqje pas ngritjes zyrtarisht të akuzave nga prokurorët.

Ende nuk ka një informacion zyrtar lidhur me paraqitjen e ministres në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa pritet të shohim nëse ajo do të pronocohet për mediat.

Fletëthirrja për Belinda Ballukun u firmos nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi.

 

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com