Veliaj në Kushtetuese, Berisha: E mbështesim arrestimin e tij, por u shkelën procedurat ligjore të shtetit
Berisha e cilësoi si një nga protestat më të shkëlqyera dhe më të rëndësishme të PD-së atë kundër arrestimit të Veliajt.
Ai gjithashtu u ndal tek fjalimi i Veliajt në seancën në gjykatë, kur ai ka krahasuar situatën e tij me rrëmbimin e një kryetari bashkie në Kolumbi nga grupi FARQ.
“Veliaj tha se, megjithëse procedurat nuk u shkelën njëlloj si në rastin e FARQ, ai është shembull i ligjit. Në këshillin bashkiak u bënë 9 vendime brenda ditës,” tha Berisha.
Kryedemokrati tha se PD e ka mbështetur arrestimin e Veliajt, por theksoi se në rastin e tij janë shkelur procedurat ligjore të shtetit.
Ai përgëzoi këshilltarët e PD-së që, sipas tij, mbajtën qëndrim të drejtë dhe kërkuan të dëgjohej Veliaj në sallën e këshillit, pavarësisht përballjes me një armik politik.
Berisha shtoi se Veliaj nuk është as i penduar, as i pafajshëm, duke theksuar se procedurat ligjore në një vend demokratik janë themelore për të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor.
“Për të qenë të qartë për çdo shqiptar, ky është një shembull se çfarë regjimi është instaluar këtu,” përfundoi kreu i PD-së.
Fraksion.com

