Vdekja e Fatos Nanos, reagon Berisha: Personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, ka meritën e reformimit të PS
Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për lajmin e ndarjes nga jeta të ish-kreyetarit të PS, kundërshtarit të tij politik, Fatos Nano.
Në mesazhin e tij në rrjetin social facebook, Berisha e quan personalitet kryesor të së majtës shqiptare gjatë tranzicionit.
“Të dashur miq, Fotos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.
Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.
Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve.
Fraksion.com

