Përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese për Erion Veliajn, vendimi pritet të shpallet në ditët në vijim
Përfundoi seanca në Gjykatën Kushtetuese. Kryetarja Holta Zaçaj deklaroi mbylljen e shqyrtimit gjyqësor dhe tërheqjen e gjykatësve për të marrë vendim, i cili pritet të shpallet në ditët në vijim.
Pas përfundimit të seancës së kësaj të premte, 31 tetor, që zgjati për plot 7 orë, në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj i është rikthyer izolimit. Ai ka mbërritur në paraburgimin e Durrësit, i shoqëruar nën masa të forta sigurie.
Sjellim ndërmend se Veliaj doli rreth orës 09:00 këtë mëngjes, për të marrë pjesë në seancën që nisi në orën 10:00 dhe pas përfundimit të seancës, ka mbërritur në orën 18:00 në qeli. Pra ka kaluar rreth 9 orë jashtë izolimit.
Fraksion.com

