AktualitetPolitikëTë fundit

Foto: Shfaqja e parë publike pas arrestimit, ja momenti kur Veliaj lë furgonin e policisë dhe hyn në Gjykatën Kushtetuese

Kjo është shfaqja e tij e parë publike pas arrestimit më 10 shkurt të këtij viti. Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sapo ka dalë nga fugoni i policisë, me pranga në duar, ka përshëndetur gazetarët, ndërsa ka hyrë në ambientet e Gjykatës Kushtetuese.

Ai do të dëgjohet sot me pretendimet e tij mbi ankimimin për shkarkimin, vendim që u mor nga qeveria. Ndërkohë që mbledhja do të jetë publike për të gjithë.

Përfaqësuesit ligjor të Veliajt në seancën e sotme në Kushtetuese janë Ermal Yzeiraj dhe Alban Dokushi. Kryeministria përfaqësohet në proces nga Herald Jonuzaj, drejtor juridik.

Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00, teksa Gjykata ka njoftuar ish-kryebashkiakun të jetë i pranishëm nëse e vlerëson të arsyeshme.

Për më tepër shihni fotot dhe reagimet e Veliajt teksa hyn në Kushtetuese.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të jetë sot i pranishëm në seancën publike që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra.

Veliaj u nis nga paraburgimi i Durrësit, dhe mbërriti pas disa minutash në Gjykatën Kushtetuese. Veliaj shoqërohej nga një furgon policie. Në të tilla raste, policia e Shtetit dhe Drejtoria e Burgjeve, kur bëhet shoqërimi i zyrtarëve të lartë apo dhe eksponentë të krimit, merr masa shtesë.

Më 9 tetor, Gjykata Kushtetuese i ka dërguar një shkresë Veliajt, në cilësinë e palës në proces, duke e pyetur nëse dëshironte të merrte pjesë personalisht në seancë. Më 13 tetor, gjykata ka njoftuar gjithashtu Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, duke e informuar për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe për marrjen e masave të nevojshme në rast se Veliaj do të shprehte vullnetin për të qenë i pranishëm.

Erion Veliaj ka paraqitur ankim në Gjykatën Kushtetuese më 25 shtator, kundër vendimit të qeverisë për shkarkimin e tij, vendim i cili ishte propozuar më parë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Më 1 tetor, Presidenti Bajram Begaj dekretoi zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryebashkiakun e Tiranës, por ky dekret u pezullua nga Gjykata Kushtetuese me një vendim të përkohshëm, derisa të jepet vendimi përfundimtar mbi çështjen e shkarkimit të Veliajt.

Kjo do të jetë hera e parë që Veliaj lë qelinë e paraburgimit, prej arrestimit të tij në 10 shkurt të këtij viti. Ai u arrestua pasi Gjykata e Posaçme firmosi masën e arrestit me burg të kërkuar më parë nga SPAK për vepra penale të korrupsionit, i kryer nëntë herë në bashkëpunim.

 

 

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com