AktualitetTë fundit

Tjetërsim pronash në Lezhë: 10 urdhërarreste për zyrtarë e ish-drejtues të Kadastrës dhe IMT

Prokuroria ka lëshuar sot, 29 tetor, 10 urdhër-arreste në lidhje me një skemë të dyshuar tjetërsimi pronash në zonën e Lezhës. Operacioni u zhvillua me urdhër të Prokurorisë dhe me vendim të Gjykatës, pas një hetimi që kishte nisur prej disa muajsh.

Në pranga kanë rënë zyrtarë publikë dhe efektivë policie, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në manipulime dokumentesh dhe favorizime për përvetësimin e tokave.

Hetimet janë ende në vijim, ndërsa emrat e personave të ndaluar nuk janë bërë ende publikë.

Skema dyshohet të ketë përfshirë ndryshime të paligjshme në regjistrat kadastralë dhe lëshim të dokumenteve të falsifikuara për përfitimin e pronave në zonat bregdetare të Lezhës.

Zbardhen emrat e 10 personave ndaj të cilëve prokuroria Lezhë ka lëshuar urdhërarreste për veprën “Tjetërsim pronash”. Bëhet fjalë për:

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com