AktualitetNATO/BETë fundit

Ministria e Mbrojtjes ndal dhënien e pronave ushtarake për përdorim civil, në Gjermani

Pas dekadash tkurrjeje Bundeswehr-i gjerman do të shtojë trupat. Prandaj, Ministria e Mbrojtjes ndali tani përdorimin pronave ushtarake për qëllime civile, me pasoja për shtetet dhe komunat.

Ato përfshijnë ish-bazën ajrore në Fürstenfeldbruck dhe pjesë të Aeroportit Tegel në Berlin. Këto hapësira do t’i shtohen një “rezerve strategjike të truallit” për të siguruar disponueshmërinë në plan afatshkurtër nëse është e nevojshme.

Tabela e Ministrisë së Mbrojtjes, Berlin
Vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes pengon pjesërisht planet ekzistuese të landeve dhe komunave për përdorimin civil të pronaveFotografi: picture-alliance/dpa/M. Kappeler

Shqetësim për landet dhe komunat

Ky ndalim pengon pjesërisht planet ekzistuese të landeve dhe komunave për përdorimin civil të tokës. Nils Hilmer, Sekretari i Shtetit përgjegjës në Ministrinë e Mbrojtjes, shpjegoi se qeveria është plotësisht në dijeni të implikimeve të vendimit dhe po përpiqet të marrë në konsideratë planet ekzistuese civile.

Procesi i konvertimit të pronave të Bundeswehr-it për përdorim civil filloi në fillim të viteve 1990 në Gjermani,  kur Bundeswehr-i u zvogëlua ndjeshëm pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Ai vazhdoi në vitet 2010 pasi u pezullua rekrutimi ushtarak. Në shumë në këto hapësira në ish-kazermat e Bundeswehr-it  janë ndërtuar apartamente./DW

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com