AktualitetPolitikëTë fundit

Manja pas kritikave të Bardhit: Dallimet tona s’janë argument për ta bërë pis Shqipërinë!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar pas kritikave të kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi që i bëri maxhorancës në Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit Shqipëri – Bashkimi Europian.

Manja theksoi se nuk është një qasje e sinqertë nga ana e opozitës që të mbështesë integrimin në BE, pasi sipas tij, ka hedhur një mal me akuza dhe ka baltosur Shqipërinë

“Por dua ta nis me keqardhje sepse dallimet tona politike nuk mund të jenë argument për ta bërë pis Shqipërinë. Të mbështesë integrimi në BE pasi ke hedhur një mal me akuza dhe e ka bërë baltosur Shqipërinë nuk më duket qasje e sinqertë.

“Dallimet tona nuk mund të jenë argument për ta bërë pis Shqipërinë, kjo nuk më duket qasje e sinqertë, gjithsesi ne kemi përgjegjësinë e qeverisjes, por edhe për të mbyllur me sukses kapitujt dhe sigurisht atje çdo gjë është e qartë dhe e verifikueshme, tha Manja.

“Shteti i së drejtës është parakushti për çdo demokraci moderne”, theksoi ai.

Zbatimi  i reformës në drejtësi sipas Manjës ka pasur sfidat e veta.

“Vettingu, shtylla kryesore e kësaj reforme ka mbaruar procesin e rivlerësimit në shkallën e parë dhe në qershor të vitit 2026 do të mbyllet ky proces edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit”, deklaroi ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com