“Korrupsioni është 5-fishuar”, Berisha: Reforma në Drejtësi ka dështuar duke futur në kolaps sistemin e drejtësisë
Sot të dhënat e padiskutueshme faktojnë dështimin dhe kolapsin e sistemit që u krijua mbi bazën e reformës së Soros. Ata që mbështetën reformën përpiqen tani me shpifje e mashtrime të mbulojnë dështimin e tmerrshëm dhe faktin se ka një vend në planet e jo në mars ku zbardhja e vendimit të gjykatës kërkon 1200 ditë.
Ka një vend dhe këtë standard e solli Reforma e Soros e bazuar në një korrupsion të paparë.
Unë përgëzoj kryetarët e institucioneve që patën kurajën të thonë të vërtetën për shqiptarët. Patën kurajën të pohojnë se shqiptarët tani presin 16 vite për një proces dhe se nga 1 vit në tjetrin ky afat është shkurtuar 16 ditë.
Ata që i imponuan këtë katastrofë Shqipërisë nuk kanë moral e integritet sa të kërkojnë falje.
Korrupsioni është 3-5 fishuar”, tha ai.
Fraksion.com

