AktualitetPolitikëTë fundit

Gazment Bardhi: Balluku nën hetim nga SPAK, por vijon të jetë nr.2 i qeverisë, krah Ramës

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar se zëvendës kryeministrja Belinda Balluku vijon të mbetet numri 2 I qeverisë

Rama edhe pse është zyrtarisht person nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

“Në 23 shtator një investigim i media italiane përshkruan takime të fshehta në ishullin Aruba ku sipas dokumenteve të antimafias italiane kanë marrë pjesë biznesmenë, eksponentë të krimit dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare. Është folur në lidhje me ndërtimin e kullave në Tiranë dhe ndërtime strategjike.
Në qendër të lidhjes së krimit të organizuar me qeverinë ishte Artur Shehu.
Në 2022, vetëm 2 vite pas takimit në Aruba, rezulton se në Shqipëri kompania e tij ka marrë me firmën të Ramës disa leje ndërtimi në Vlorë. Sot qeveria shqiptare ka nr. 2 të saj, zv kryeministrja Belinda Balluku një person nën hetim për milionë euro shkelje të barazisë në tendera.
Edhe pse është nën hetim vijon të jetë në krahë të Ramës dhe numri 2 i qeverisë”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com