AktualitetPolitikëTë fundit

Balla apel opozitës: Nesër votoni rezolutën, të zgjedhim Shqipërinë!

Ne kurrë, nuk duhet të bëjmë ndonjë deklaratë apo të hyjmë në ndonjë rast që i takon drejtësisë. Ne me rezolutën që do të miratojmë nesër në Kuvend, vlerësojmë rezultatet e arritura nga SPAK, si rezultate të mira dhe nxisim vazhdimin e punës. Apeli im është që edhe kolegët e opozitës ta votojnë nesër rezolutënJemi në kohën që mes partisë dhe Shqipërisë, të zgjedhim Shqipërinë”, kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Sa i përket reformës në drejtësi, tha se ajo është historike. Ndërsa për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, tha se janë vlerësuar nga OSBE/ODIHR-i si konkurruese.

“Këta europianët i lexojnë vetë raportet për Shqipërinë, nuk ka nevojë t’ua themi ne në shqip. Kur kam qenë në opozitë e kam bërë ndoshta edhe unë këtë gabim, që t’ua lexoj gabim raportin, por koha ka treguar se është moment historik, ta shohim anëtarësimin si fitore të Shqipërisë, jo shumicës”, e mbylli fjalën e tij Balla.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com