AktualitetTë fundit

Tronditet Shkodra: Tritol makinës tek Arra e Madhe, plagoset i riu

Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qytetin e Shkodrës, e vendosur në një makinë të parkuar.

Sipas burimeve paraprake, ngjarja është regjistruar në lagjen “Arra e Madhe”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e saj.

I plagosur ka mbetur shtetasi Enea Buzukja, i cili sapo ka ndezur mjetin ka shpërthyer.

“Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.

Forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të saj.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com