Mbahet sot seanca paraprake për Ilir Metën, avokati i presidentit të PL shkon në GJKKO
Mbahet sot seanca gjyqësore paraprake për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, avokati i Metës, Kujtim Cakrani ka shkuar në GJKKO ku do të mbahet seanca paraprake, ku ish-presidenti kërkon ndryshim të masës së sigurisë.
Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Kujtojmë Meta ka kundërshtuar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar zbutjen ose heqjen e masës së arrestit, ndërsa mbrojtja e tij e ka cilësuar masën si të pajustifikuar dhe politike.
Fraksion.com

