“Kanë paguar në emër të të ashtuquajturës LSI”, Kryemadhi për lobimin në SHBA: Skemë gjuetie e Yuri Kim! Tani do zbardhet…
Monika Kryemadhi ka bërë të ditura detaje në lidhje me procesin ndaj saj, Ilir Metës dhe Fatime Kryemadhit. Në një deklaratë për mediat pas shtyrjes së seancës së sotme, Kryemadhi tha se tashmë janë të ditura emrat e kompanisë dhe personave në lidhje me pagesat për lobimin në SHBA.
Ajo ka akuzuar se gjithçka është stisur nga Yuri Kim, ndërsa ka paralajmëruar se “gjuetia e shtrigave” do të nisë të zbardhet tani.
Tani do nisë të zbardhet skema e gjuetisë së shtrigave të Yuri Kim që për fat të keq nuk e zgjidh dot me një bursë në Angli për xhelatin e saj që ka në SPAK”, tha ajo.
Fraksion.com

