AktualitetTë fundit

“E përplasi ‘Porsche’ kur po kthehej nga puna si kamerier”, gjyshi i 17-vjeçarit: Ende nuk po na japin trupin e nipit

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku humbi jetën 17-vjeçari Leandro Shametaj. Ai po kthehej nga puna, ku punonte si kamarier, kur u përplas për vdekje nga një automjet tip Porsche, që dyshohet se lëvizte me rreth 200 km në orë, ndërsa drejtuesi mendohet të ketë qenë në gjendje të dehur.

Gjyshi i 17-vjeçarit ka deklaruar pêr News24: Kemi 8 orë në morg, nuk vjen mjeku ligjor dhe prokurori.

“Më është aksidentuar djali i vajzës, jam gjyshi. Mbrëmë në 12 të natës është aksidentuar. Kemi ardhur në morgun e Vlorës, prej 8 orësh. Nuk vjen mjeku ligjor të bëjë punën. Shteti po na kthen shpinën. Nuk vjen as prokuroi dhe as mjeku ligjor. 30 policë këtu dhe nuk merr njeri masa. Një makinë na ka vrarë djalin, në bulevardin kryesor, ka ikur me 200 km/orë. Asnjë patrullë policie nuk i ka dalë përpara. Nuk më japin djalin ta shoh, nipi nuk është kriminel”, u shpreh gjyshi i 17-vjeçarit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com